.

Në pritje të dasmës së Sarës dhe Ledionit, të ftuarit kanë një dilemë të madhe

Ashtu siç është lajmëruar në muajin gusht do të mbahet dasma e shumëpritur e moderatorit të njohur Ledion Liço dhe trashëgimtares së Top Medias Sara Hoxha.

Dasma e tyre do të mbahet në Como të Italisë dhe pritet që të ftuarit të jenë të shumtë. Ata do të qëndrojnë për tre ditë në ‘Villa d’Este’, ku qëndrimi për një person në këtë vilë kushton 500 euro. Ndërkohë shumë të ftuar janë në dilemë për veshjen e tyre.

Sara Hoxha dhe Ledion Lico, perpara sfilates me fustane nuserie te linjes, Geraldina Sposa, ne oborrin e pallatit te Brigadave ne Tirane. /r/n/r/nSara Hoxha and Ledion Lico, prior the fashion show of Italian wedding dress line, Linea Sposa outside the Palace of Brigades in Tirana.

Sipas burimeve pranë ‘Bluetooth’ shumë nga të ftuarit nuk dinë se çfarë të veshin dhe janë në kërkim të një veshje të veçantë, e cila do bie në sy. Ndërkohë këto burime thonë se pjesa tjetër e stafit që do merret me organizimin e ceremonisë do të vishen nga çifti i njohur.