.

Moti me surpriza/ Fundjava me temperatura shumë të larta, por ja çfarë do të ndodhë nga e hëna…

Këtë të shtunë termometri shënoi vlerën më të lartë të kësaj vere dhe temperaturat arritën deri në 36 gradë. Ndërkohë qytetet më të prekura nga vapa e tmerrshme janë Shkodra, Tirana, Elbasani, Fieri, Berati dhe Gjirokastra.

Por parashikimet flasin që temperaturat të tejkalojnë vlerën e 38 gradëve përgjatë të dielës, duke e bërë dhe ditën më të nxehtë të kësaj vere deri tani.

Krejt ndryshe do të nisë java. Temperaturat pritet të pësojnë rënie të menjëhershme me 8 gradë, si dhe i gjithë vendi të përfshihet nga rreshjet e shiut.
Sipas “Klan”, kjo situate do të zgjasë vetëm pak ditë, për të rikthyer të nxehtin përvëlues në 26 Korrik.