.

Ministrja Nikolla: Janë dy momente që më bëjnë të ndihem kokëulur në këto 5 vite

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla tregoi se cilat ishin momentet që e bëjnë të ndjehet kokëulur përgjatë punës së saj në këto 5 vite.

Do ketë meritokraci për mësuesit. Ka plot dëshmitarë që janë punësuar falë kësaj nisme. Me reformat e ndërmarra kemi mbetur pas në dy momente kryesore për të sjellë cilësi. Deklaroj që ka dy momete që ndjehem kokëulur, që lidhen me cilësinë e mësuesit. Se nëse ka mësues të dobët në një shkollë me infrastrukturë të riparuar, nuk kthehet investimi.

Portali “Mësues për shqipërinë”, ka shërbyer si diga e parë për të nxjerrë më të mirën në gjithë këtë shumicë mësuesish. Janë mësues shumë të mirë ata që vijnë nga portali.

Ende kemi shumë për të bërë në drejtimin e shkollës. Unë jam në mandatin e dytë dhe ende nuk kemi shkuar aty ku meritojnë fëmijët e shqiptarëve përsa i përket mësimdhënies.

Mungon një instrument i plotë që të thuash Po, ky është drejtori që do të sjellë një frymë të re për shkollën” tha Nikolla.

Mendoni se kështu do shmanget influenca e politikës me shkollat?

“Ne marrim modelet europiane dhe amerikane për të certifikuar këdo që kërkon të bëhet drejtues shkolle. Sepse drejtori nuk duhet të jetë vetëm mësuesi më i mirë, por edhe të ketë cilësi të tjera si menaxhues i mirë”.