.

Llullaku shënon gol në ndeshjen e parë në Rumani dhe feston me shqiponjë

Sulmuesi i Kombëtares, Azdren Llullaku, duke se ja ka marrë dorën golave në kampionatin rumun dhe nuk e ka harruar zakonin. Pas një eksperience për t’u harruar në kampionatin kazakistanas dhe në Serinë B italiane, sulmuesi është transferuar së fundmi te Astra, duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Steauas së Kamer Qakës, Lllullaku gjeti rrugën e rrjetës duke goditur bukur me kokë mbas një harkimi nga këndi.

Nuk mund të mungonte festa me shqiponjë, ndër më të preferuarat të 30-vjeçarit. Për sa i përket mesfushorit shqiptar, Kamer Qaka, ai e nisi ndeshjen nga stoli, teksa u hodh në lojë menjëherë sapo filloi pjesa e dytë. /Panorama