.

Largohet sulmuesi Robinjo Mota nga Skënderbeu, ja çfarë ndodhi

Sulmuesi Robinjo Mota nuk është më pjesë e Skënderbeut. Braziliani i ardhur në provë te korçarët është larguar pa lënë shenjë në ekip.

Futbollisti nuk i përmbushte kërkesat e stafit të Skënderbeut dhe iu komunikua që nuk do të futej në planet e Shehit. Tashmë Robinjos i mbetet vetëm të presë biletën e kthimit për në Brazil dhe të fillojë kërkimin për një ekip të ri. /Llazi Saro/ Panorama