.

Ja “dhurata” që i bënë tek Atletiko trajnerit Simeone për Superkupën

 

Atletiko e Madridit dhe Reali i Madridit, do të luajnë më 15 gusht finalen për Super Kupën e Europës. Por, me trajnerin Diego Simeone të përjashtuar nga vendi i trajnerit, klubit bardhekuq i duhet të gjejë një zgjidhje për drejtimin e skuadrës. Kujtojmë që Simeone u përjashtua në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Arsenalit në Europa Ligë, dhe u ndëshkua me 4 ndeshje pezullim. Tani, atij i kanë mbetur edhe 2 të tjera për të shlyer në ndeshjet europiane, duke mos qenë i gatshëm të ulet në vendin e trajnerit.

simeone

Siç raportojnë mediat spanjolle, Atletiko i ka rezervuar një dhomë private trajnerit, në stadiumin Lilekula të Talinit në Estoni. Spanjollët nuk donin t’i linin asgjë rastësisë, dhe drejtuesit i rezervuan një dhomë të posaçme trajnerit argjentinas.

Edhe pse jo një stadium me parametrat më të mirë, krahasuar me impiantet më të mira të Europës, ai ka 15 dhoma private, dhe tashmë njëra është e rezervuar për Simeonen. Dhoma e rezervuar është shumë pranë dhomave të zhveshjeve, dhe ka një akses të thjeshtë për aty, nga ku Simeone mund të japë direktiva për të tijtë. /Panorama