.

Bylykbashi i përgjigjet Vasilika Hysit: Mos na kërkoni të bëhemi palë në kapjen politike të reformës në drejtësi

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi në një status në “Facebook” i drejtohet nënkryetares së Kuvendit Vasilika Hysit dhe i thotë se “nuk mund t’i kërkojë opozitës të jetë e përgjegjshme e të votojë që të kompletojë sistemin e kapjes politike të drejtësisë e të bëhet palë”.

Reagimi i plotë i Bylykbashit:

Behu e pergjegjeshme Vasilike!‎‎
21 korrik dy vjet me pas. Vasilike, t’u deshen kaq vite te kuptoje se Reforma juaj ne Drejtesi po kolapson. Tu deshen kaq vite qe te arrish ‎ne ato konkluzione qe para dy vitesh t’i thame e sterthame ne, opozita, ne Komisioni e Reformes ne Drejtesi.

Sot ti Vasilike na paske deklamuar: “duhet te jemi te pergjegjshem”‎. Po Vasilike, duhet te jesh e pergjegjeshme ti dhe koleget e tu per Rremujen katastrofale ne Drejtesi, qe ti dhe koleget e tu gatuat pa degjuar paralajmerimet dhe kritikat tona dhe hodhet poshte me mendjelehtesi poetike propozimet tona sepse kishit mbeshtetje ekstranacionale.

A te kujtohet Vasilike kur ti, Ulsiu etj, ishit gati te miratonit draftin e Kushtetutes te Fatmirit “me sy mbyllur‎” sic propozoi Pandi? Kjo eshte papergjegjshmeri lapidare Vasike! Zoti shpetofte shqiptaret prej papergjegjshmerise tuaj, se ty e kolegeve te tu jua fal Edi mekatet!

Vasilike, nuk mund t’i kerkosh opozites te jete e pergjegjeshme e te votoje qe te kompletoje sistemin e kapjes politike te drejtesise prej jush e te behet pale. Meqe nuk ju funksionoi mekanizmi i kapjes afatgjate tek Magjistratura, kerkoni qe t’ju ndihmoje opozita?! A je e pergjegjeshme per kete kerkese Vasilike?!‎

I ke bere thirrje studenteve qe jane diplomuar jashte te vijne te t’ju ndihmojne ne kete “mrekulline e tete” tokesore qe po ndodh ne Shqiperi me Reformen ne Drejtesi‎, kur edhe studentet qe nuk jane diplomuar ende ne Tirane e kane kuptuar katastrofen e reformes tuaj.

Shtet anetar i NATO-s, vend kandidadat per ne BE qe pret hapje negociatash, qe sot nuk ka Gjykate Kushtetuese, Gjykate te Larte dhe asnje institucion kushtetues drejtesie, vetem Shqiperia eshte. Kjo eshte pasoja e corbes ne Drejtesi qe gatuat. Uroj qe e ke te qarte qe 50 studentet e Magjistratures nuk t’i zgjidhin deshtimet per KLGJ, KLP, Prokurorin e Pergjithshme, SPAK, gjykaten e posacme antikorrupsion apo BKH qe nuk ngrihen dot pas dy vitesh.

Vasilike, ke te drejte, ti dhe koleget e tu duhet te jeni te pergjegjshem, se nuk jeni! Pyet Edin se ai e di shume mire qellimin e te gjithe kesaj: kapja e drejtesise qe ai te mos shkoje ne burg.

Pervecse te pergjegjshem, ju duhet te viheni para pergjegjesise, sot dy vjet pasi vrate konsensusin e Reformes ne Drejtesi .