.

Akuzat e Boçit për dëftesat/ Nikolla: Do i shkoj deri në fund, do ngre padi…

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla e ftuar emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në “News24”, ka shpjeguar me detaje se çfarë ka ndodhur me dëftesat e klasës së nëntë. Gjithashtu ministrja e Arsimit i është përgjigjur akuzave të deputetit demokrat Luciano Boçi, duke u shprehur se tenderi për dëftesat është kryer sipas procedurave ligjore.
Nikolla theksoi se do të ngrejë padi ndaj deputeti Boçi, lidhur me akuzat ndaj saj.

Nuk është vetëm seanca e parë për fat të keq ku bëhen akuza. Kam qenë në disa seanca dëgjimore, ku vetëm dëgjim nuk ka. Është e trishtë, edhe për faktin se në krye të komisionit është një zonjë që duhet të performonte shumë më mirë se një zotëri. Sa i takon akuzave të Luciano Boçit, do të them se ajo që unë jam e vendosur për t’i shkuar deri në fund është kundërvënia ndaj një kulture të keqe që po zë vend në Shqipëri, “Fol, fol, se diçka në fund do të mbetet”. Boçi lidhte një defekt teknik, vetëm me dëftesën e klasës së 9, duke e lidhur me faktin se ministrja e Arsimit po abuzon me tenderin. Ne sapo e konstatuam problemin kërkuam tërheqjen e tyre. Padyshim që edhe unë marr pjesën time të përgjegjësisë për këtë gabim. Është një kosto prej 1 mln lekësh të vjetra që do ta ndajë ministri së bashku me komisionin që duhet ta monitoronte, dhe ta kalonte në lupë. Tashmë dëftesat po shpërndahen në shkolla, dhe po ecën sipas programit. Ndërkohë që është pjesa tjetër që unë do t’i shkoj deri në fund, është ajo që thotë Boçi. Sipas tij tenderi nuk është bërë, po realizohet nga Ministria e Arsimit, dhe është ministrja ajo që po zgjedh tenderin e radhës. Kjo është e turpshme. Unë ia kam thënë edhe z.Boçi që do t’i shkoj deri në fund. Do ngre padi për këto akuza”, u shpreh ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.