.

Përmbytet varka në Misuri, ja sa shkon numri i të vdekurve

Një varkë me turistë është përmbytur në det në shtetin e Missouri-t në SHBA. Ndërkohë numri i të vdekurve ka shkuar në 17-të.

“Trupat e të gjithë personave të zhdukur janë gjetur”, pohoi për median zëdhënësi i patrullës rrugjore të Shtetit të Missourit, Jason Pace.

Varka e cila transportonte turistë, kishte 31 persona në bord në momentin kur u përmbyt gjatë një stuhie të fortë.