.

Ja si do të jetë moti 10-ditëshin e fundit të korrikut

Nëse keni planifikuar pushime për 10-ditëshin e fundit të korrikut moti parashikohet të jetë i kthjellët në bregdet dhe pjesën më të madhe të zonave të ulëta. Ndërkohë sipas Meteoalb vranësira të shpeshta dhe rrebeshe të here pas hershme pritet të ketë në zonat malore, kryesisht në Veri dhe Juglindje. Ndërsa më pak në zonat Qendrore (më e riskuar shtrirja Tiranë – Elbasan).

Mësohet se në ditë të veçanta të këtij 10-ditori, shirat do përfshijnë thuajse të gjithë Shqipërinë. Tabloja termike për 10-ditët e mbetura të korrikut paraqet përgjithësisht temperatura 3°C mbi maksimumet tipike të korrikut.

Veçohet fundjava që sjell temperatura mbi 30°C në gjithë territorin, ndërsa në disa qytete specifike, temperaturat ngjiten mbi 38°C.