.

Gjeti në tokë zarfin plot me euro, pa e menduar dy herë i moshuari bën gjestin e rrallë

Një akti i jashtëzakonshëm i ndershmërisë është kryer nga një pensionist 82-vjeçar i cili teksa kalonte në rrugë mes Battaglione Framarin dhe Legione Antonini, gjeti një zarf në tokë, pa emër dhe adresë.

Duke qenë se ishte kurioz se cfarë mund të kishte brenda, i moshuari e hapi zarfin dhe pa në brendësi një tufë me kartëmonedha që gjithsej shkonin në shumën e një mijë eurove.

Pa u menduar dy herë, pensionisti menjëherë shkoi në stacionin e policisë dhe ia dorëzoi zarfin një agjenti, duke i treguar edhe detajet si e ku e kishte gjetur.

Zarfi do të dorëzohet tek pronari i ligjshëm nëse ai do duhet të tregojë shumën e saktë të humbur dhe emërtimet e kartëmonedhave.

Sipas ligjit, nëse askush brenda një viti nuk i kërkon ato para, ato do të bëhen të pensionistit që i gjeti.