.

Bashkim Dedja e kaloi Vettingun, por ONM ankimon vendimin e KPK për kreun e Kushtetueses

Më 13 Korrik, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha vendimin për konfirmimin në detyrë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Mirëpo sot Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkon apelimin në KPA të vendimit të KPK-së që konfirmoi në detyrë kryetarin e Gjykatës Kushtetuese.

“Në datë 13.07.2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u ka njoftuar Komisionerëve Publikë vendimin nr.24, 13.06.2018 në lidhje me konfirmimin në detyrë të z. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Në të njëjtën datë, 13.07.2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar këtë vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Afati i fundit për të paraqitur ankim nga Komisionerët Publikë është data 28.07.2018”, thuhet në një njoftim zyrtar të Komisionerit Publik.