.

Në prag martese, çifti i famshëm i showbizit i japin fund lidhjes disa vjeçare

Ata u njohur në xhirimet e një filmi dhe më pas marrëdhënia e tyre e dashurisë u kurorëzua me fejesë. Ndonëse në prag martese, këngëtarja e hitit “Wrecking ball”, Miley Cyrus dhe  aktori i famshëm Liam Hemsworth i kanë dhënë fund lidhjes së tyre shumëvjeçare.

Çifti po bënte plane për martesë, mirëpo burime pranë tyre kanë treguar se lidhja shumëvjeçare ka marrë fund. Sipas burimeve, Liam kishte dëshirë të niste një familje sa më parë, mirëpo Miley nuk ishte ende gati.

“Ai do fëmijë dhe nuk do ta shtyjë më këtë, por kjo nuk është ajo që Miley kishte ndërmend. Atij i është thyer zemra. Miley e shtyu dasmën dhe Liam po lodhej me këtë. Nuk kanë shkuar mirë muajt e fundit”- është shprehur burimi.