.

Lubonja: Berisha nuk ishte zgjedhja më e mirë për PD, ndoshta më e keqja brenda grupit

“Sali Berisha nuk ishte zgjedhja më e mirë, ndoshta më e keqja brenda atij grupi”, kështu u shpreh analisti Fatos Lubonja në emisionin “Studio e Hapur” teksa ka folur për mënyrën se si ish-lideri demokrat Sali Berisha ka drejtuar Partinë Demokratike.

“Berisha nëse jep shembullin e një demokrati duhej të fillonte dialogun me moncionistët, jo të jepte modelin me të cilin populli ishte mësuar. Ne kishim afeksion ndaj autoritarizmit se ishim mësuar me Enver Hoxhën. Berisha nuk dha një shembull që dhe populli të paraqiste atë pjesën e tij të mirë. Dhe kjo nuk duhet justifikuar me atë determinizmin historik të këtij populli. Por kjo është edhe me përgjegjësi se në fund të fundit njerëzit e ndryshojnë historinë. Mendimi im është që Sali Berisha nuk ishte zgjedhja më e mirë, ndoshta më e keqja brenda atij grupi”, tha Lubonja.