.

Historia e sëmundjes ishte mashtrim, zbulohet arsyeja e vërtetë pse babai i Meghan mungoi në dasmë

Mungesa  e babait në dasmën e Meghan Markle ishte një nga temat që tërhoqi vëmendje të madhe në atë periudhë.
Fillimisht u tha se babai i saj kishte disa probleme shëndetësore dhe pikërisht atë ditë do t’i nënshtrohej një operacioni në zemër.
Por duket se e gjithë kjo histori ka qenë një trillim i tij për të mos u shfaqur në dasmën e së bijës.

Burime për “Dailymail” tregojnë se Thomas nuk ka asnjë problem shëndetësor dhe çdo gjë paska qenë një mashtrim nga ana e tij. Ai nuk u shfaq pasi nuk donte të turpërohej në publik.

Historia e problemeve të shëndetit ishte mënyra e tij për të fituar mëshirë nga publiku dhe për të tërhequr vëmendjen nga ato fotografi të cilat ishin një turp i madh ndaj Meghan dhe familjes mbretërore.” – u shpreh burimi.

Pas kësaj historie Meghan ka vendosur të mbajë qëndrim ndaj të atit duke mos e telefonuar dhe vizituar atë.
“Ai e krijoi vetë këtë histori dhe nëse ai ishte me të vërtetë i sëmurë, Meghan do ta kishte vizituar atë. Mos u ndjeni keq për të. Ndihuni keq për Meghanin”, tha burimi ekskluzivisht për “Dailymail”.

Ky shkrim ka ardhur në mbrojtje të Meghan menjëherë pasi motra e saj, Samantha Grant, e akuzoi se nuk po i qëndronte pranë babait të tyre në këto momente të vështira për të.