.

Genc Ruli: Nuk kemi shtet ligjor, biznesi po vendos veto në çdo…

Ish-deputeti i PD-së, Genc Ruli i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 me gazetaren Eni Vasili teksa ka folur për demokracinë e brendshme të partive politike është shprehur se ne jemi një vend i paemancipuar. Ai u shpreh se ne edhe pas 25 vitesh demokraci nuk kemi shtet ligjor dhe se biznesi po vendos veto në çdo reformë.

“E para është kultura, e dyta është shteti ligjor. Ne s’kemi shtet ligjor,edhe sot pas 25 vitesh. Jemi mbrapa me konceptin e shtetit. Ligji e frenon qeverinë. Elita ekonomike biznesi janë me ndikim në politikë. Biznesi nuk do emancipim, por ve veto në çdo reformë. Ai rri më shumë në tavolinë me partitë. Ky sistem që vetëkontrollohet s’ka financim, s’ka tendera etj… Shoqëria ka kundërbalanca të forta”, u shpreh Ruli.