.

Video/ Trump flet për shqiptarët: Janë shumë agresivë, mund të nxehen dhe…

Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë një intervistë për “Fox News”, nxori në pah edhe njëherë qëndrimin e tij për NATO-n, se aleatët i kanë lënë Shteteve të Bashkuara barrën më të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen.

Presidenti amerikan i konsideroi të padrejta edhe traktatet, në veçanti nenin 5 të Traktatit të Aleancës, që detyron përfshirjen e të gjithë anëtarëve të aleancës, në rast se njëri prej pjesëtarëve sulmohet. Ai është pyetur se pse amerikanët duhet të mbrojnë vende si Mali i Zi dhe Shqipëria, siç e kërkon rregullorja e NATO-s. Trump ka shprehur se nuk është dakort me këtë, megjithatë ka shtuar këtu është vendosur nga aleanca.

“Janë njerëz shumë të fortë, janë njerëz shumë agresivë. Mund të nxehen dhe urime, jemi në Luftën e Tretë botërore”, është shprehur mes të tjerash kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Pjesë nga Intervista

Gazetari Tucker Carlson: Të qenit pjesë e NATO-s detyron të gjithë anëtarët të mbrojnë çdo pjesëtar tjetër nga sulmet. Për shembull, nëse sulmohet Mali i Zi që u anëtarësua vitin e kaluar, pse im bir duhet të shkojë në mbrojtje të këtij vendi?

Presidenti Trump: Unë e kuptoj çfarë po thua. Unë bëra të njëjtën pyetje, e di? Mali i Zi është një vend i vogël me njerëz shumë të fortë.

Gazetari Tucker Carlson: Nuk jam kundër Malit të Zi, po Shqipëria?

Presidenti Trump: Jo meqë ra fjala… janë njerëz shumë të fortë, janë njerëz shumë agresivë. Mund të nxehen dhe urime, jemi në Luftën e Tretë botërore. E kuptoj këtë, por kështu është vendosur. Mor harro, unë erdha këtu pak më shumë se një vit më parë, por mora përsipër bisedën tre katër ditë më parë dhe thashë: “Duhet të paguani, Duhet të paguani”. Dhe Sekretari i Përgjithshëm tha se për shkak të presidentit Trump vitin e kaluar ne kishin një shtim 44 miliardë dollarë për NATO-n dhe këtë vit do kemi shumë më shumë se kaq dhe shtetet ishin dakort. Ishte e padrejtë, ata s’po paguanin. Jo vetëm që ne po paguanim më shumë, por ata s’po paguanin fare dhe po i mbronim. Ja dhe përgjigjja e pyetjes tende për Malin e Zi… /Panorama