.

Video/ Shokon fermeri italian, gëdhend me traktor Kupën e Botës

Edhe pse Italia nuk ishte pjesë e Kupës së Botës, Rusi 2018 mesa duket populli italian e ka ndjekur me pasion futbollin.

Një shofer traktori, Dario Gambarin ka “gdhendur” një imazh gjigand të Kupës së Botës së bashku me emrin e kampionëve të sapokurorëzuar të  Francës, në një fushë pranë Veronës në Italinë veriore.

“Artisti i tokës” gjithashtu ka shkruar fjalën Rusi për t’i dhënë vëmendjen shtetit që organizoi turneun.

Ai është i famshëm për krijimin e artit në terren dedikuar ngjarjeve globale. Vitin e kaluar ai bëri një portret të madh të udhëheqësit rus Vladimir Putin përpara samitit të G20 në Gjermani, të cilin presidenti e ndoqi së bashku me liderë të tjerë botërorë.

Fermeri italian gjithashtu ka “gdhendur” figura të tjera me ndikim në veprat e tij në terren, duke përfshirë ish-presidentin e SHBA-së, Barak Obama, Papa Franceskun, ish-presidentin e Afrikës së Jugut Nelson Mandela dhe presidentin e tanishëm të SHBA-së, Donald Trump.