.

Video/ Melania e “tmerruar” pas takimit me Putin, shikoni reagimin e saj

Së fundmi po qarkullon në internet një video ku Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump, shihet e tronditur pas takimit me Presidentin rus Vladimir Putin. Kjo video është fikuar nga Daily Mail. Në video shihet se Melania shtrëngon duart me liderin rus dhe pastaj ngelet e shtangur.

Takimi ndodhi gjatë samitit Trump-Putin në Helsinki të Finlandës dy ditë më parë. Melania, e cila është disa centimetra më e gjatë se ish-spiuni i KGB-së, gjithashtu i buzëqesh Putinit kur i jep dorën por më pas i ngrin buzëqeshja.

Ajo shihet teksa hap sytë dhe i drejton nga kamera, por menjëherë e kap fillin dhe sërish fillon të buzëqeshë.