.

Video/ Ishte koha kur Fiori Dardha ‘thumbonte’ VIP-at, ja sa ndryshe dukej gazetarja

Raporti me personazhet e njohur në ditët e sotme është shumë kompleks dhe hera herës duhen bërë edhe kompromise.

Me përhapjen që kanë marrë rrjetet sociale, është krijuar një hapsirë e re virtuale ku ‘VIP-at’ shprehen dhe promovojnë veten dhe projektet e tyre.

Dikur nuk ka qenë kështu, hapësira mediatike që u kushtohej për t’u promovuar ka qenë shumë e rëndësishme për karrierën e tyre. Shumë vite më parë transmetohej një emision i cili dallonte nga të tjerët, për shkak të mungesës së kompromisit dhe se personazheve u thuheshin gjërat siç ishin në realitet.

Bëhet fjalë për emisionin ‘Bla Bla Bla’, të prezantuar nga gazetarja Fiori Dardha. Me flokët e zeza, fizikun e imët dhe shkathtësinë që e karakterizon, Fiori u kthye në mishërimin e profesionalizmit në gazetari. Pas një periudhe pauze Fiori u rikthye në ekran, pasi ju besua drejtimi i emisionit ‘Fiks Fare’, ndërsa tani prezanton një tjetër emision po me natyrë investigative siç është emisioni ‘Boom’.
Pavarësisht se vitet kanë kaluar Fiori ka ruajtur të njëjtat tipare, freski dhe profesionalizëm si atëherë. /revistawho.com