.

(Video) Intervistat me Edi Ramen? Eni Vasili: Ja cila është pika e dobët e tij në debat

E ftuar në Këndin e Ekselencës të programit Vila 24 në 24, gazetarja Eni Vasili u pyet për vështirësitë e një interviste që realizohet me kryeministrin Edi Rama dhe për pikat e dobëta të këtij të fundit. Vasili tha se intervistën me kryeministrin nuk e shikon si një duel ku dikush duhet të dalë i fituar apo i humbur por si një mision për të bërë pyetjet e duhura dhe për të marrë përgjigjet e duhura. Sipas Eni Vasilit, nervozizmi dhe më pas arroganca pas një pyetje që nuk i pëlqen, janë pika e dobët e kryeministrit Rama.