.

Shkarkohet edhe anëtari i tretë i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli

Artan Zeneli është anëtari i tretë i Gjykatës së Lartë që përballet me procesin e vetingut, pas Edmond Islamajt dhe Tom Ndrecës. Ai është gjithashtu pjesë e listës prioritare të vetingut, pasi kandidon për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Seanca dëgjimore me gjyqtarin Zeneli ka nisur ne mesdite në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues drejtohet nga Etleda Çiftja dhe ka si anëtare Xhensila Pinen dhe Valbona Sanxhaktarin. Zeneli eshte i pranishem ne seance, pa avokat.

Relatorja Xensila Pine thote se Artan Zenelit i eshte revokuar viza amerikane, ne vitin 2017 dhe nuk e ka deklaruar kete ne formularin e DSIK, ndaj tha ajo sipas KPK ai eshte i papershtashem per te vazhduar detyren.

Sa i perket pasurise, KPK ka kryer hetimin e saj administrativ. KPK ka konkluduar se gjyqtari ka nje vile ne Kodren e Diellit per te cilen ka mosperputhje mes vleres se deklaruar ne formular dhe kontrates se shitjes 197 mije euro.

“Pagesa per vilen eshte bere nepermjet bankes, por jo te shoqeria e ndertimit, por te njeri prej ortakeve. Ka mosperputhje ne lidhje me periudhen e blerjes dhe vleren e nje apartamenti tjeter ne Tirane, qe nje here thote qe e ka blere ne 1999 nje here ne 2000. Ai ka edhe nje apartament tjeter 100 mije dollare ne Tirane per te cilin ka gjithashtu mosperputhje per vleren dhe siperfaqjen. Per apartamentin 74 metra katrore ne Kavaje, rezultojne mosperputhje per siperfaqen.

Per banesen dykateshe ne rrugen “Mujo Ulqinaku” ne Tirane rezulton se ne vitin 2016 eshte blere nje pjesen nga bashkia Tirane dhe nuk eshte deklaruar ne veting”, tha KPK.

Artan Zeneli e ka filluar karrierën në vitin 1991 si gjyqtar, është shkëputur për një dekadë për të ushtruar profesionin e avokatit dhe është rikthyer sërish në sistem në vitin 2009. Në vitet 1991-1999 ai ka punuar si gjyqtar në Krujë dhe në Tiranë. Në vitin 1999, Zeneli është larguar me dëshirën e tij për t’u bërë avokat, profesion të cilin e ka ushtruar deri në vitin 2009, duke qenë njëkohësisht edhe këshilltar ligjor për kompanitë AMC, Top Channel apo INSIG.

Në qershor të vitit 2009 rikthehet në detyrën e gjyqtarit dhe kryetarit të Gjykatës së Tiranës-zgjedhje e cila u kontestua asokohe nga ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. Artan Zeneli u zgjodh anëtar i Gjykatës së Lartë në korrik 2012 nga Kuvendi i Shqipërisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Artan Zeneli nga viti 2007 deri në fund të vitit 2017.