.

Qafoku: Vrasjet në 1913, njësoj si sot, ja si raportoheshin ato

Gazetari Roland Qafiku ka bërë një shkrim dedikuar mënyrës se si raportoheshn vrasjet pas shpalljes së pavarësisë.

Vrasjet ne 1913, njesoj si sot

Roland Qafoku
Ishte tetori i vitit 1913 dhe Shqipëria kishte vetëm 11 muaj që kishte shpallur pavarësinë dhe vetem 4 muaj që Konferenca e Ambasadoreve i kishte copëtuar trojet shqiptare. Por sipas gazetës së qeverisë “Perlindja e Shqipnisë”, vrasjet mes njeri tjetrit edhe në këtë kohë ishin në numër te lartë.

Në librin tim “100 vrasjet më të bujshme në historinë e Shtetit Shqiptar”, vrasja e dytë (Pas Hasan Riza Pashes) ishte e nënprefektit të Lezhes, Gjeto Çoku, patriotit që ngriti flamurin dhe shpalli pavaresinë ne kete qytet.

Por nëse lexojme gazetën, në këtë muaj tetor janë vrarë edhe persona te tjerë pothuajse më të njejtën menyrë si edhe sot.

Vrasjet kanë ardhur nga e kaluara dhe vijojnë edhe sot në vendin tonë duke konfirmuar postulatin e historisë se qe te kuptosh te tashmen dhe të ndertosh te ardhmen duhet të njohësh shumë mirë të shkuaren. Gazeta “Perlindja e Shqipnise” na e konfirmon kete.