.

Prokurori i Tiranës Arben Nela del para KPK, si ka ndryshuar pasuria e tij

Prokurori i rrethit gjyqësor Tiranë Arben Nela, njëherazi kandidat për Këshillin ë Lartë të Prokuorisë, po perballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij në vitet 2003-2017.

Arben Nela është prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ai do të përballet të mërkurën në orën 11:00 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimi si pjesë e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Trupa gjykuese e KPK-së që do të marrë në shqyrtim dosjen e prokurorit Nela përbëhet nga Etleda Ciftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari.

Arben Nela e ka nisur karrierën në vitin 1998 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe në vitin 2006 ai është transferuar në Durrës, ku ka shërbyer deri në vitin 2008. Në të njëjtin vit Nela është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Arben Nela nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.