.

Policia shpëton nënën e sulmuesit brazilian, ja tmerri që kaloi

Nëna e sulmuesit brazilian Shaktjor të Donjeskut, Taison Freda është shpëtuar nga policia. Lajmin e kanë bërë të ditur këta të fundit.

Rosanxhela Freda, 58 vjeç ishte rëmbyer nga 3 meshkuj dhe 1 femër të cilët ishin pjesë e një grupi kriminal. Fqinjët e nënës së sulmuesit e kanë parë të gjithë skenën dhe kanë vendosur në dijeni policinë.

Më pas autoritet e shpëtuan zonjën në një qytet në Jug të Brazilit shumë afër kufirit me Uruguajin. Familjarët e futbollistëve nuk rrëmbeheshin që nga viti 2004 ku ishte nëna e lojtarit Robinjo që u mbajt për disa javë peng.