.

Policia italiane sekuestron dhjetëra makina luksoze me targa shqiptare

Guardia di Finanza ka sekuestruar një numër makinash me targa nga Shqipëria, Bjellorusia e Ukraina, të blera nga qytetarë italianë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në provincën e Torinos, GDF ka sekuestruar makinat e regjistruara me targa shqiptare, bjelloruse e ukrainase të cilat qarkullonin në mënyrë të parregullt në territorin italian.

Makinat e sekuestruara u përkisnin qytetarëve italianë nga të gjitha shtresat shoqërore, të cilët tashmë janë gjobitur me mbi 6000 euro.

Shumë qytetarë italianë blejnë makina luksi nga vende jo anëtare të Bashkimit Evropian për të mos paguar detyrime taksash, sigurime e tarifa doganore.