.

PD publikon hartën, këto janë provat e reja që nxjerrin zbuluar Edi Ramën për Teatrin

“​Edi Rama ka mashtruar Parlamentin! Harta e zbuluar nga PD provon se “Fusha shpk” nuk është pronare kufitare me Teatrin, siç mashtron qeveria në ligj për të grabitur rreth 8 mijë metra katrorë tokë publike”.

Keshtu ka deklaruar sot ne nje prononcim per mediat nga selia blu, demokratja Albana Vokshi, duke publikuar harten e re qe sipas saj nxjerr zbuluar mashtrimin e Rames.

Deklaratë e kryetares së Komisionit të Kulturës, Albana Vokshi

Prej 10 ditësh, Partia Demokratike ka publikuar fakte konkrete se Edi Rama po përdor pushtetin kundër interesit publik, duke shembur Teatrin Kombëtar për të ndërtuar kulla në Qendrën Historike të kryeqytetit.

Qëllimi i Edi Ramës nuk është teatri i ri, por pastrimi i parave të pista të drogës dhe korrupsionit.

Kryeministri miratoi një ligj të jashtëzakonshëm që grabit pronën publike dhe ia jep atë kompanisë “Fusha shpk”, nëpërmjet të cilës do të fitojë të paktën 205 milionë euro me kullat që do të ndërtojë në zemër të Tiranës.

Argumenti kryesor, siç shkruan qeveria në shpjegimin e ligjit, është se propozimi i “Fusha shpk” për të ndërtuar tek teatri u pranua edhe për faktin se kompania është pronare kufitare.

Ky është një mashtrim skandaloz që u bëhet shqiptarëve, i bëhet Presidentit të Republikës dhe Komisionit Europian që po shqyrton çështjen!

Pavarësisht se Edi Rama e ndaloi kryeregjistruesin e pronave të informonte parlamentin për pronën e kompanisë “Fusha shpk”, Partia Demokratike ka zbuluar mashtrimin e Edi Ramës, Erion Veliajt dhe kompanisë “Fusha”!

E vërteta është se :

– “Fusha shpk”, të cilin Edi Rama po e përdor si kompani guackë për pastrimin e parave të drogës dhe korrupsionit, nuk është pronar kufitar me pronën e teatrit, siç thotë qeveria në ligj.

Kompania “Fusha” ka në pronësi të saj vetëm 298 metra katrorë jo kufitarë me Teatrin, siç duket qartë në hartë. Ose thënë ndryshe më pak se 3 përqind të të gjithë sipërfaqes që Rama kërkon t’ia falë me ligj.