.

Pas aksidentit të rëndë në Gjermani, që i mori jetën babait dhe motrës ndërron jetë edhe vajza tjetër

Thellohet bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik në Gjermani, ku u përfshi një familje shqiptare. Kështu pas babait 26-vjeçar dhe vajzës së tij 4-vjeçare, ka ndërruar jetë edhe vogëlushja tjetër e tij, që mbeti e plagosur.

Aksidenti ndodhi dy ditë më parë në autostradën gjermane në Dunningen. Valon Memaj 26 vjeç nga komuna e Deçanit dhe vajza e tij 4 vjeçe Luisë Memaj humbën jetën në vend, kurse vajza tjetër Albina 3-vjeçare u dërgua në gjendje të rëndë në spital. Kjo e fundit nuk mundi t’i mbijetonte plagëve, ndërsa ndërroi jetë mbrëmë.

Ndonëse e mitura iu nënshtruar operacionit, ajo nuk arriti t’ia dalë. Kujtojmë se Memaj po udhëtonte me mjetin tip ‘BMë’ së bashku me dy vajzat e tij, kur u përplas me një maune. Shqiptari nga Kosova kishte qenë për vizitë tek prindërit në Shtutgart të Gjermanisë, ndërsa rruga iu pre në mes pas aksidentit që rezultoi fatal për ta. Ndërkohë, familjarët e viktimave që jetojnë në Llukë të Deçanit janë shokuar nga ngjarja, ndërsa pohuan se Valoni do shkonte për pushime në Kosovë ditën e premte. Sakaq, deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.