.

Nën hetim për shpërdorim detyre/ Kush është ish-kryebashkiaku që prokuroria e çoi në gjykatë

Ish-kryetari i Bashkisë Vau i Dejës, Gjon Ndue Marku është nën hetim për shpërdorim detyre. Ndërkohë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka dërguar çështjen penale për tu shqyrtuar në gjykatë. Sipas organit të akuzës, ish-kryetari i bashkisë Vau i Dejës ka lëshuar certifikata licenca në kundërshtim me detyrën.

Sipas Prokurorisë: Nga hetimet e kryera, rezulton se Gjon Ndue Marku, me detyrën e kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës gjatë periudhës 2011-2015, ka lëshuar  një licence si dhe një certifikatë “Për transport udhëtarësh në linjë të rregullt ndërqytetëse ndërmjet qarqeve”, në kundërshtim me detyrën.