.

“Më në fund qeveria i thirri mendjes”, Tabaku bën deklaratën e papritur, ka dhe një kërkesë për Ramën

Deputetja demokrate Jorida Tabaku është shprehur sot e bindur se qeveria është tërhequr nga projektligji për teatrin dhe këtë sipas saj e tregon mbyllja e punimeve të Kuvendit pa ardhur dekreti i Presidentit të Republikës për teatrin.

Në mbledhjen e fundit të Komisionit të Ekonomisë, nënkryetarja demokrate e këtij komisionit tha se qeveria është tërhequr nga Ligji për Teatrin, duke qenë se ka vendosur të mos presë dekretin e Presidentit.

Afati i fundit që Presidenti të vendosë për kthimin ose jo të ligjit në Parlament është 30 korriku, por parlamenti e mbyll sesionin të hënën, në 23 korrik.

“Më në fund qeveria i thirri mendjes, vendosi të mos presë dekretin e Presidentit dhe të mbyllë Parlamentin para se të vijë dekreti i Presidentit”, tha Tabaku.

Ajo i kërkoi qeverisë që me nisjen e sesionit të ri parlamentar, pas pushimeve të gushtit,” t’i thërrasë mendjes përfundimisht për ta tërhequr plotësisht ligjin e shembjes së Teatrit Kombëtar”.
Opozita dhe artistët e kanë quajtur akt korruptiv atë për teatrin dhe kanë deklaruar se prej tij kryeministri Edi Rama përfiton 205 milionë euro.