.

Masakroi me thikë italianin, i riu shqiptar dënohet me 31 vite burg

 

Gjykata italiane ka dënuar me 31 vite burg 27 vjeçarin shqiptar që akuzohet për vrasje.

Fitim Koldashi në qershor 2017 vrau italianin Manuel Spinelli në Alba Adriatica, teksa ky i fundit po dilte nga një piceri, i shoqëruar nga miqtë e tij.

Sherri nisi pasi e dashura e Koldashit kishte qenë e lidhur me italianin.

Mediat italiane bëjnë me dije se pasi plasi sherri me grushta Koldashi nxori thikën me të cilën goditi disa herë italianin. Njëra prej goditje ishte në zemër, duke rezultuar fatale për Spinellin.

Shqiptari u dënua me 30 vite e 8 muaj burg.