.

KPK lexon raportin e pasurisë së gjyqtarit të Apelit, ja çfarë deklaron për Ervin Metallën

Gjyqtari i Apelit Ervin Metalla do të kalojë këtë herë në sitën e Vettingut. Ndërkohë sipas Balkanweb mësohet e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka lexuar raportin e pasurisë për Metallën.

Verifikimi për gjykatësin është marrë në shqyrtim nga trupa gjykuese e kryesuar nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari.

Bazuar tek raporti i ILDKPI, KPK theksoi se gjyqtari Metalla nuk ka bërë fshehje pasurie, ndërsa bëhet e ditur se ai ka pasur burime të mjaftueshme financiare.

KPK mes të tjerash deklaron se ka bërë hetim të thelluar për Metallën, i cili rezulton se ka blerë me kredi një apartament me sipërfaqeje 96 m² dhe garazh 22.5 m². Po ashtu KPK bën me dije se gjykatësi pasi ka pasur probleme me kredinë e marrë, e ka kaluar atë në emër të vëllait të tij, për të përfituar një kredi të butë. Më pas gjyqtari tha se shumën e marrë nga kredia e përdori për të blerë apartament.

Ndërkohë, KPK ka konstatuar se Metalla gjatë kohës që ka qenë gjyqtar ka përfaqësuar në Strasburg një kompani, në kundërshtim me ligjin.