.

Keni bërë plane për plazh? Zbuloni si do të jetë moti sot

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga zonë me presion të Ulët (U) atmosferik me qendër kryesore të pozicionuar në europën Verilindore i cili do të kushtëzojë ne vendin tonë dhe Kosovë mot të paqëndrueshëm.
Ditën e mërkurë, 18 korrik moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pakta deri në mesatare. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veriperëndim (Në) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1.0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehtë.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 16/30°C

Zonat e ulëta 19/31°C

Zonat bregdetare 21/31°C