.

Gjykatat pa anëtarë/ Meta: Duhet bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës për të kaluar…

I pyetur nga gazetarët për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj së Lartë pasi nuk ka anëtarë, Presidenti Ilir Meta tha se duhet bashkëpunim politik për të zgjidhur ngërçet që krijohen nga efektet e reformës në drejtësi.

“Reforma në drejtësi është shumë e thellë, madhore, komplekse. Duke shpresuar mbështetjen për ecurinë e kësaj reforme dua tu siguroj për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore që ka Presidenti për çështjet e drejtësisë në mënyrë më transparente. Ashtu siç kam bërë më herët, dua të theksoj rëndësinë e bashkëpunimit mes qeverisë dhe opozitës për të kaluar çdo moment të vështirë që mund të vërë në vështirësi krijimin e institucioneve të drejtësisë”, tha Meta.