.

Flasin djemtë që u bllokuan në shpellë: Kjo përvojë na mësoi të ishim më të duruar dhe…

12 djemtë tashmë të shpëtuar  nga një shpellë e përmbytur në Tajlandë kanë folur për herë të parë pasi ata u shpëtuan nga zhytësit. Djemtë u bllokuan në shpellat Tham Luang për më shumë se dy javë dhe ata e kanë përshkruar momentin e shpëtimit të tyre si një mrekulli.

Adul Sam-on, 14 vjeç, i vetmi anëtar i grupit që flet anglisht, u tha gazetarëve se ai mund të thoshte vetëm “hello” kur zhytësit britanikë dolën në sipërfaqe.

Një djalë përshkroi jetesën brenda shpellës në ujë dhe me gurët e shpellës. “Uji është i pastër,” tha ai. “Ska Ushqim.”

Disa thanë se do të mësonin nga përvoja e tyre e vështirë. Njëri ka premtuar të jetë “më i kujdesshëm dhe të jetojë jetën më të plotë”. Një tjetër tha: “Kjo përvojë më mësoi të isha më i duruar dhe më i fortë”.

Guvernatori provincial i Chiang Rai, Prachon Pratsukan, tha se kjo do të ishte intervista e vetme zyrtare në media e djemve, duke thënë se nuk do të flisnin më me shtypin pas kësaj.

Pyetjet e paraqitura nga gazetarët u verifikuan përpara kohe dhe u shqyrtuan nga një psikiatër për të siguruar që ato nuk do i shqetësojnë djemtë.

Ata hynë në shpellën Tham Luang në lagjen veriore të Chiang Rai më 23 qershor gjatë një ekskursioni me trajnerin e tyre.

Ata kishin planifikuar të qëndronin për vetëm një orë, por e gjetën veten të bllokuar pas një periudhe të papritur të shiut të madh që e përmbytën kompleksin e shpellës, duke bllokuar rrugën e tyre të vetme.

Djemtë dolën nga spitali këtë të mërkurë.