Në Top Channel vazhdon furtuna e largimeve, që prej emërimit të Ben Blushit si drejtor.
Këtë radhë raportohet se janë jo pak, por 4 spikerë lajmesh që kanë vendosur të largohen.
Bëhet fjalë për spikeren e njohur Genta Popa, që ka vite në këtë television që jep lajmet dhe që është kthyer në një ikonë e Top Channel.
Po ashtu, edhe Juli Krisafi, e cila këtë vit prezantonte emisionin “Pasditja” në TCH, ka vendosur të largohet në një TV tjetër.
Ajo nuk e ka zyrtarizuar ende largimin, por raportohet se është thuajse e kryer.
Edhe Denisa Pasholli gjithashtu raportohet se ka vendosur të largohet.
I fundit është spikeri tjetër është Arlind Isai, që ka qenë gazetar terreni, por prej dy vitesh jepte lajmet.
Prej Top Channel dy vitet e fundit janë larguar dhjetra emra të rëndësishëm, largime që janë shtuar me ardhjen e Ben Blushit.(Tema)