.

E pyesin për depresion, Sara Hoxha përgjigjet dhe më pas pendohet…

Opsioni me pyetje-përgjigje në Instagram i ka bërë të famshmit shqiptarë t’i japin shumë rëndësi si aplikacion.

Ata janë bërë mjaft aktivë duke u dhënë përgjigje fansave.

I tillë ka qenë dhe rasti i Sara Hoxhës, e cila është pyetur nëse ka pasur ndonjëherë probleme me depresionin apo ankthin.

“Ke kaluar ndonjëherë ankth/depresion? Nëse po, si ta luftosh?”, e pyeste një ndjekëse Sarën. “Luftoj me ankthin thuajse çdo ditë. Disa ditë janë më mirë se të tjerat. Të pasurit një fëmijë në fakt më ndihmon ta përballoj më mirë duke qenë se kam dikë për tu fokusuar”, iu përgjigj Sara.

Pasi rrëfeu një pjesë të vështirë të sajën, duket se ajo është penduar, dhe e ka fshirë postimin.