.

A e mbani mend Serialin e Kozetës? Ja çfarë bën ai

Tre vite më parë, ai u bë hit në rrjetet sociale përmes këngëve të tij epike ndër të cilat, ajo që ka spikatur më shumë padyshim është ajo me titull “Kozeta”, kushtuar të dashurës së tij që i theu zemrën. Po ku është sot reperi i famshëm Seriali, identiteti i së cilit nuk u mësua kurrë? Për fat të keq, duket prej një kohe të gjatë reperi i njohur për vargjet “Z’bohet fjaaal…” ka ndalur veprimtarinë  e tij artistike dhe postimi i tij i fundit në rrjetet sociale daton në janar të 2017-ës, ku ai shprehej se nuk kishte kohë për të kënduar.

“Përshnetje tgjithve skena pas koh me knu, kismet konga re
nji rrespekt për legjendat e Shqipris. Mu kujtun sot ene u zgjova me ta. 2die4 rrep shqiptar 100% rrespekt seriali!”, ka shkruar ai duke postuar një këngë të grupit të hershëm shqiptar 2DIE4.

Shfaqja e fundit ende e dyshimtë e reperit ka qenë në emisionin “Zonë e Lirë”, ku foli për jetën e tij dhe krijimtarinë artistike. /Xing.al