.

Dikur ndiqte në ‘Instagram’ vetëm djalin e tij, por sot Rama zëvendëson Gregun me 2 persona, ja cilët janë

Kryeministrin Edi Rama e kemi parë gjithnjë mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’ uron çdo mëngjes qytetarët duke i informuar për projektet e qeverisë dhe në ‘Instagram’ poston foto nga aktivitetet  e ditës dhe Instastory.
Nëse fokusohemi te Instagrami i kreut të qeverisë, vëmë re se ai ka 171 mijë ndjekës dhe vetëm dy profile që i ndjek personalisht.


Ndryshe nga janari i 2017-s, kur Rama ndiqte vetëm djalin e tij të madh Greg, sot kreu i qeverisë ndjek vetëm dy profile të ndryshme. Kjo ndoshta pasi Gregu ka mbyllur profilin e tij në Instagram.

Gjithsesi bëhet fjalë për “Deezen”, një firmë arkitekture dhe Yohji Yamamoto, dizajnuesi japonez. Duke njohur profilin e kryeministrit mund të themi se moda dhe arkitektura janë një pasion i tij më i madh, pas pikturës dhe basketbollit.