.

Çiljeta pendohet për ndërhyrjen estetike: Mendtë e kokës thuaj…

Këngëtarja  Çiljeta Xhilaga është shprehur e penduar për operacionin që ka bërë në hundë dhe e ka pranuar këtë publikisht.

Ajo  ka postuar një video të 16 viteve më parë, kur interpretonte në filmin “Ishte kohë për dashuri”.

Komentet në foto ishin të shumta, por njëra prej komentueseve kishte vënë re një detaj interesant, hundën e këngëtares.
“Mirë e ke pasur hundën mi, ç`pate që e operove”, -i ka shkruar ajo Çiljetës. Ndërsa këngëtarja ia ka kthyer se edhe ajo është penduar për atë që ka bërë.

“Atë mendova dhe unë kur e pashë, edhe pse s`ka ndonjë ndryshim të madh. Po hajd mo, mendtë e kokës thuaj” , shkruan Çiljeta.