.

17 burra akuzohen për përdhunimin e një 11-vjeçareje

Shtatëmbëdhjetë burra u akuzuan për përdhunimin në grup të një vajze 11 vjeçe, në qytetin Çenai të Indisë.
Sipas autoriteteve, autori kryesor ishte operator i ashensorit në bllokun e apartamenteve ku ajo banon.

Ai dyshohet se e ka droguar vajzën dhe ka ftuar burra të tjerë për ta përdhunuar, shkruan rel.
India po përjeton rritje të zemërimit publik mbi numrin e sulmeve të dhunshme seksuale në këtë vend.