.

Të qara dhe ulërima nëpër errësirë/ Si arriti vogëlushi ‘hero’ të shpëtojë nënën dhe motrën pas aksidentit tragjik

Ata e gjetën të voglin të ecte nëpër errësirë, mes pemëve të ullirit, duke qarë dhe duke ulëritur. Kërkonte ndihmë për nënën e tij, babanë dhe motrën e vogël që kishin mbetur mes hekurishteve të Audit, të përplasur me një Fiat Panda.

Tetë vjeçari, i vetmi i familjes që arriti të dilte nga makina, kërkonte dikë që të ndihmonte pjesën tjetër të familjes të aksidentuar afër Leçes. Por babai, ish-financier 41-vjeçar Franco Calogiuri, tashmë kishte vdekur.
Humbën jetën në përplasjen e tmerrshme që shkaktoi një tjetër viktimë, 68 vjeçari që drejtoi mjetin Fiat Panda, Santo Greco.

Ekipet e shpëtimit kanë dëgjuar ulërimat e të voglit dhe, me ndihmën e elektrikëve të dorës që bënin dritë, e gjetën dhe e shpëtuan. Ndërkohë ambulanca kishte marrë për në spital nënën e tij, Roberta Budano dhe motrën e tij dhjetëvjeçare. Të dyja në gjendje shumë të rëndë. Në një tjetër ambulancë u transportua Oronza Bianco, gruaja e të moshuarit që humbi jetën në makinën tjetër, edhe ajo në gjendje të rëndë.

Heroi i vogël u shtrua në pediatri, në Fazzi, që në këto momente është rrethuar nga përkëdhelitë e mjekëve, infermierëve dhe familjes. Do të vijë dita kur duhet të mëosjë të vërtetën e tmerrshme: që babi i tij nuk jeton më.

Ai është i vetmi që nuk ka pësuar lëndime serioze nga përplasja.

Ishte prekës momenti kur policët dhe mjekët që mbërritën në vendngjarje u siguruan që i vogli ishte mirë.

Familja Calogiuri dhe çifti i të moshuarave ktheheshin nga një dasëm. Festa të ndryshme, por një fund tragjik që i bashkoi të dyja familjet.