.

Shqiptari alarmon policët italianë, ndërpresin shërbimin e transportit

 

Mesditën e sotme policët e stacionit të Ostuni në Brindisi janë vënë në alarm.

Një telefonatë njoftoi se në stacionin hekurudhor ndodhej një valixhe e dyshimtë. Menjëherë u evakuua zona dhe u vendos perimetri i sigurisë.

Shërbimi i transportit u ndërpre. Kur po bëhej gati për të ndërhyrë u shfaq një person që deklaroi se valixhja ishte e tij. Bëhet fjalë për një shqiptar 42-vjeçar emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai tha se e kishte harruar bagazhin ndërsa ishte shkëputur për të konsumuar diçka.

Shqiptari u shoqërua në polici për tu pyetur ndërsa hetimet i morën përsipër agjentët e anti-terrorizmit të Leçes.