.

Pas tërmetit të fortë, ja çfarë thotë eksperti: Shqipëria vijon të jetë me aktivitet të lartë sizmik

Ditën e sotme Tirana, Durrësi dhe disa qytete të tjera janë lëkundur nga tërmeti me magnitudë 4,7 ballë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane për Tërmetet (EMSC) epiqendra e tërmetit ka qenë në Vorozen të Kavajës, rreth 31 km nga Tirana.

Në një lidhje telefonike për “News24”, sizmiologu Rexhep Koçi tha se tërmeti ishte me magnitudë 4.5 ballë dhe prej disa ditësh Shqipëria vijon të jetë në aktivitetin sizmik.

“Tërmeti ishte me magnitudë 4.5 ballë dhe prej disa ditësh Shqipëria vijon të jetë me aktivitet sizmik. Nuk kemi të dhëna nëse ka të lënduar apo dëme nga lëkundjet, por ne po monitorojmë situatën”- tha Rexhep Koçi.