.

Kukësi barazon rezultatin, skuadra shqiptare një hap larg kualifikimit

Kukësi po kërkon kualifikimin në raundin e parë të Championsit, përballë Valetës në Maltë. Pas barazimit 0-0 në “Loro Boriçi”, skuadra juglindore shpreson te triumfi për të vazhduar më tej aventurën në Champions. Ndryshe nga ndeshja e parë, skuadrën sot do ta drejtojë Armando Cungon, i cili zëvendëson Pakultin e larguar.

Shkodrani ka vendosur që të bëjë vetëm një ndryshim në formacionin me të cilin verilindorët luajtën ndeshjen e parë. Vendin e Harallamb Qaqit në qendër të mbrojtjes, e ka zënë Albi Alla. Kalimi i turit vlen 960 mijë euro dhe Kukësit nuk duhet t’i ikë ky shans. Për fat të keq ndeshja nuk transmetohet nga asnjë televizion.

dzaria

LIVE| VALETA-KUKËSI 1-1

Santiago 67′ /

84′ GOOOOOL Kukësi 1-1. 

80′ Kamileri provon me një gjuajtje nga distanca, topi përfundon jashtë kuadratit.

70′ Karton i dytë i verë për Valetën, ndëshkohet Alba.

67′ GOL 1-0  Mbrojtësi i majtë i Valetës, Zerafa, jep një asist në zonë për Santiagon, që gjuan fluturimthi dhe mposht Frashërin, 1-0 për maltezët.

valeta 2

65′ Kukësi kryen zëvendësimin e tretë, largohet Cyrbja në lojë Ethemi.

60′ Bonello ndërhyn në mënyrë të gabuar afër zonës. Gjuan Rumbullaku por goditja e tij bllokohet.

57′ Cungu bën 2 zëvendësime. Largohet Shkodra dhe Zguro, në fushë Harba dhe Shpehar.

56′ Kukësi merr kornen e parë në këtë takim. Pranë topit shkon Donjen Shkodra, i cili kroason, por largohet më pas rreziku.

50′ Çyrbja provon me një gjuajtje, por topi del jashtë kuadratit.

46′ Starton pjesa e dytë. Frashëri heroi i Kukësit në pjesën e parë.

Mbyllet pjesa e parë, Valeta-Kukësi 0-0. Dominim i skuadrës malteze, e cila ka arritur të ekzekutojë 10 korne por pa gjetur golin. 

shkodra

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44’ Sërish mrekulli e Frashërit, sulmuesi Fontanela shfaqet i lirë në zonë dhe gjuan, por portieri pret i sigurtë, duke evituar golin.

43’ Alba kroson në zonë pas një goditjeje nga këndi, është sërish Santiago, që shfaqet i lirë, gjuan, por këtë herë topi del jashtë.

42’ Valeta i afrohet goli, por Frashëri bën mrekullinë. Mesfushori Santiago lëshon një predhë nga afërsia e zonës, me portierin që grushton në korne, duke i mohuar avantazhin skuadrës malteze.

31’ Saleh shërben për sulmuesin Fontanela, që me një goditje tokazi në hyrje të zonës, nuk gjen dot kuadratin.

29’ Pikiolo gjuan fort nga jashtë zone, por topi nuk i bindet.

27’ Rast i artë për Kukësin pas një goditje dënimi nga një pozicion diagonal. Zguro kroson në zonë, aty ku Shameti kërcen mbi të gjithë, por është i pafat, teksa topi kalon ngjitur me shtyllën.

24′ Kukësi në vështirësi, maltezët dominojnë minutat e para të lojës. Edhe pse asnjë goditje në portë, skuadra e Valetës e kërkon golin nga krahët teksa ka fituar 6 korne në 25 minuta.

kukesi

15’ Alba godet fort nga jashtë zone, por me topin që po i drejtohej kuadratit, është Shameti që bën një devijim vendimtar.

10′ Lojë e luftuar me shumë faulle në mesfushë nga të dyja skuadrat.

8′ Zerafa ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Çyrbes.

6’ Goditje këndi për Valetën, Alba kroson në zonë, aty ky fantazisti Pikolo shfaqet i lirë dhe gjuan fort me të djathtën, por nuk gjen kuadratin.

4′ Saleh provon me një goditje, topi bllokohet nga mbrojtësit dhe shkon në këndore e cila ekzekutohet nga Alba.

1′ Ka nisur takimi.

Valeta: Benollo, Borg, Pena Beltre, Zerafa, Alba, Santiago, Muskat, Piciolo, Saleh, Fontanela.

Kukësi. Frashëri, Shameti, Alla, Rumbullaku, Melo, Dzaria, Musolli, Zguro, Çyrbja, Shkodra, Plaku.

formacionet-1

/Panorama