.

Kjo është shuma që Kroacia ofron për mesfushorin e Partizanit

Partizani do të luajë të enjten ndeshjen e kthimit ndaj Mariborit e vlefshme për Europa Ligë, ku objektivi mbetet kalimi në turin tjetër edhe pse një gjë e tillë do të jetë mjaft e vështirë, duke parë edhe humbjen në shtëpi në shifrat 1-0. Por, në këtë ndeshje përveçse objektivit, drejtuesit e kuq do të synojnë të shesin edhe një prej talenteve të tyre.

Bëhet fjalë për Jurgen Bardhin, mesfushorin me tipare sulmuese që sezonin e shkuar nuk e ka diskutuar një vend në formacionin bazë. Megjithatë, gjërat duket se kanë ndryshuar dhe nga ajo që u pa në ndeshjen e parë ndaj Mariborit e luajtur javën e shkuar në kryeqytet, lojtari nuk e ka të sigurt një vend titullari me ardhjen e Gegës në krye të stolit. Ai u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes dhe bëri deri diku paraqitje të mirë edhe pse humbi një rast të pastër për shënim në minutën e 63-të, ku edhe pse përballë portierit kundërshtar, ka gjuajtur mbi traversë.

OFERTA
Në ndeshjen ndaj Mariborit, Bardhi ka qenë i vëzhguar dhe nga skautët e skuadrës kroate të Lokomotivës së Zagrebit, që janë interesuar për të marrë shërbimet e 20-vjeçarit. Këta të fundit mësohet se janë gati të paguajnë deri në 250 mijë euro për kartonin e lojtarit që është në pronësi të Partizanit dhe kanë mbetur disi të pakënaqur me faktin që lojtari nuk e ka nisur si titullar këtë ndeshje