.

Historia rrënqethëse e Klarës, mes lotëve kujton vitet e internimit

“Një jetë në kampët e internimit”, kjo është tema e radhës e emisionit “Studio e Hapur” më gazetaren Eni Vasili. E ftuar në studio ka qenë një prej të internuarëve të asaj kohe, Klara Merlika. Zonja Merlika sot 84 vjeç ka treguar mes lotësh historinë e saj.
Eni Vasili: Si ia dolët të mbijetoni 45 vjet në internim?

Klara Merlika: Njerëzit kur bëjnë keq i kërkojnë vetes shumë llogari. Kam pasur një natyrë që së keqes kurrë nuk kam dadhur ti bie në gjunjë. Sot jam 84 vjeç dhe atëherë isha 10 vjeç. Ai nuk ka qenë internim, ka qenë kohë lufte. I morën me gra, me fëmijë, me njerez të pafajshëm. Më merr vetëm me rrobat e trupit dhe më çon në një vend tjetër dhe kjo është e tmerrshme. Kemi qenë vetëm 13 veta të cilët kishim vetëm një batanie dhe një tas dhe bukë misri dhe kemi ngjyer me kafshata misri se nuk kishim lugë.

Por nuk la pa përmendur as kushtet e tmerrshme në kampin e Tepelenës.

“Kemi ngrënë grosh me miza, nuk kishtr kokërr groshi që të mos kishte miza dhe do hanim se ndyshe do vdisnim. Vetëm kur erdhëm në Lushnjë ndryshoi kjo”, tha e moshuara.