.

E rëndë/ 17-vjeçarja masakrohet në mes të rrugës

Një adoleshente është qëlluar me thikë për vdekje jashtë në Londër të Anglisë.

17-vjeçarja Katerina Makunova, u vra në mes të rrugës, ditën e sotme. Pavarësisht trajtimit që iu ofrua nga mjekët, ajo nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve më shumë se 1 orë.

Vrasja me thikë mendohet të jetë e 82-ta e këtij lloji që ka shqetësuar Londrën këtë vit.

Vëllai i saj, Julius Makuna, tha se 17-vjeçarja ishte një vajzë me ambicie dhe shumë e dashur dhe se nuk e ka aspak idenë se pse ndodhi ngjarja.