.

E moshuara rrëfen momentin e tmerrshëm: Si e varën për tre ditë gruan që…

84-vjeçarja Klara Merlika ka rrëfyer në emisionin “Studio e Hapur” 45 vitet e saj në internim si dhe peripecitë që i është dashur të kalojë. Mes lotëve që nuk i pushonin ajo ka treguar edhe një moment shumë të vështirë të një prej bashkëvuajtëseve të saj.

Eni Vasili: Kur iu vijnë në mendje xhelatët, oficerët, rojet si i kujtoni?

Klara Merlika: Sistemi vetë ishte që ato që urdhërohen, të zbatohen. Ata që i zbatonin urdhërat ishin njerëz pa shpirt. Mos kujtoni se deshi populli të hyjë në kooperativa. Dhe për këtë u bë fshatari hajdut se nuk i dilte ushqimi me rracion.

Eni Vasili: A kujtoni një xhelat si më të keqin?

Klara Merlika: Kapter Sejko ka qenë i tmerrshëm. Të gjuante me shkelma. Një grua nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk shkonte dot në mal. A e di që e kanë varur tre ditë derisa i ka rënë të fikët se s’ishte e zonja të shkonte në punë?