.

Ardhja e Cristiano Ronaldos te Juventusi, ja kë do të bëj “kurban”

Ardhja e Cristiano Ronaldos te Juventusi duket se do të kërkojë një “kurban” për tu larguar. Dhe duket se i sakrifikuari do të jetë Gonzalo Higuain. Me Ronaldon në ekip duket se argjentinasi do ta ketë të pamundur që të luajë si titullar kështu që largimi i tij po mendohet seriozisht.

Të parët që po e kërkonin lojtarin për ta marrë në ekip ishte Çelsi i Maurisi Sarrit. Por sipas “Sky” duket se në garë për të marrë shërbimet e lojtarit është futur edhe Milan i cili është duke pritur një përgjigje nga KAS nëse do të luajë apo jo në Europë.